FAQ – Pyetjet Më Të Shpeshta Alergologjike

çfarë janë alergjitë?

Alergjia është një reagim jo normal i sistemit imunitar të një organizmi pas kontaktit me një substancë të huaj, ndaj të cilës ky organizëm është i ndjeshëm. Kjo substancë presupozohet të jetë e padëmshme por sistemi imun i këtij organizmi ka një ndjeshmëri të rritur ndaj saj, për këtë arsye ndodh edhe reagimi i tepruar që përkthehet në simptoma të ndryshme; duke filluar nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes deri në ato të poshtmet. Këto substanca quhen alergene.

Çfarë janë alergenët dhe cilët prej tyre shkaktojnë alergji?

Alergjenet janë substanca të zakonshme, normalisht të pademshme për shumicën e njerëzve, por që njihen si “të huaja” nga sistemi imunitar i personave me alergji, I cili reagon ne nje menyre te tepruar pasi kontakton me to, duke dhene simptomat perkatese te patologjive alergjike.

Alergenet qe shkaktojne alergji klasifikohen në disa grupe:

–           Alergene ajrore që hyjnë në organizëm nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes

–           Alergene ushqimore

–           Alergen mund të jetë edhe një medikament i marrë për trajtimin e një sëmundjeje të caktuar

–           Helmi i pickimit të insekteve si bleta, grerëza

–           Materiale të ndryshme që kemi kontakt nëpërmjet lekures (metale, perberesit e kremrave etj)

Cilat janë shkaqet e shfaqjes së ndjeshmërisë nga një alergen dhe si pasojë edhe të alergjisë?

Një nga shkaqet e shfaqjes së sëmundjeve alergjike është predispozita gjenetike e personit. Gjithashtu faktorët ambientalë si ato klimaterikë, ndotja e ajrit ndikojne në shfaqjen sëmundjeve alergjike.

Cilat janë sëmundjet alergjike të shkaktuara nga alergenët ajrore dhe cilat janë shenjat e tyre?

Simptomat e alergjisë janë nga më të ndryshmet. Pacientë të ndryshëm kanë shfaqje të ndryshme. Disa pacientë kanë Konjuktivit Alergjik me prekje të syve: lotim, kruarje dhe skuqje sysh. Disa të tjerë Rinit Alergjik me bllokim hundësh, rrjedhje të ujshme të hundëve, kruarje dhe skuqje të hundës. Shfaqje të tjera janë me kruarje fyti, kruarje qiellze, ndjesi presioni tek veshët, kollë të thatë laringeale. Prekja e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes jep simptoma si vështirësi në frymëmarrje, kollë dhe zhurma në kraharor, shqetësime të cilat tregojnë fillimin e një Asthma Bronkiale.

Çfarë është alergjia sezonale dhe ajo gjithëvjetore?

Alergjia sezonale dhe gjithëvjetore shkaktohet nga alergenet ajrore. Alergenet ajrore ndahen në disa grupe:

Së pari, pluhurat e shtëpisë apo akarienet të cilat janë mikroorganizma që nuk shihen me sy të lirë dhe jetojnë në ambientet e brendshme të shtëpisë si në dyshek, tapetë, rroba etj.

Së dyti, polenet të cilat janë tre grupe: polenet e barërave të shkurtra, të shkurreve dhe të pemëve.

Së treti, epiteli i kafshëve që ato lëshojnë në ambient.

Së katërti, mykrat e ambientit të brendshëm dhe të jashtëm.

Në varësi të kohës që alergeni shkaktar është i pranishëm në ajër bëhet edhe klasifikimi i alergjisë në sezonale dhe gjithëvjetore. Personat që janë të ndjeshëm nga polenet kanë një alergji sezonale sepse polenet janë në ajër vetëm në sezonin e pranverës dhe verës për një grup të tyre. Ndërsa personat që kanë ndjeshmëri ndaj pluhurave të shtëpisë ose akarieneve, epitelit të kafshëve dhe mykrave vuajnë nga alergjia gjithëvjetore sepse këto alergene janë të pranishëm në ajër gjatë gjithë vitit.

Çfarë udhëzimesh duhet të ndjekë një person që ka shqetësime në rrugët e frymëmarrjes për të vërtetuar nëse është alergji?

Një person që vuan nga shenjat e mësipërme duhet të paraqitet tek mjeku alergolog i cili vendos të kryejë ekzaminimin përkatës për të përcaktuar llojin e alergenit prej të cilit pacienti është i ndjeshëm.

Kush janë masat që mund të marrin këta persona në jetën e përditshme për të evituar shqetësimet?

Pas përcaktimit të alergenit shkaktar hapi i parë është edukimi i pacientit mbi mënyrat e evitimit të tij. Nëse ky alergen është poleni, duhet evituar dalja në ambiente me bimësi të shumtë, dalja në orët e para të mëngjesit kur polenet janë në përqendrim të rritur në ajër, në ditët me erë kur poleni shpërndahet ngado. Gjithashtu këta pacientë duhet të mbajnë dritaret e mbyllura që poleni të mos hyjë në shtëpi. Sapo të hyjnë në shtëpi duhet të pastrohen që mos transmetojnë polenet edhe në ambientin e brendshëm.

Nëse alergeni shkaktar i shqetësimeve është pluhuri i shtëpisë atëherë shtëpia duhet të ketë sa më pak tapetë apo mbulesa të cilat përbëjnë një vend për të jetuar akarienet, duhet bërë pastrimi i thellë i shtëpisë dhe i ajrit. Gjithashtu duhen përdorur mbulesa antiakarien për dyshekun pasi ai është vendi ku pozicionohen më shumë akarienet. Në rastet e një ndjeshmërie ndaj epitelit të kafshëve duhet evituar kontakti me kafshën përkatëse. Nëse personat janë të ndjeshëm ndaj sporeve të mykrave duhet të evitojnë jetesën në ambient me lagështi. Por megjithë përpjekjet për t’i evituar këto alergene është e pamundur evitimi totalisht i tyre, pacienti alergjik duhet të trajtohet për simptomat e shfaqura.

Sa forma të vaksinave antialergjike ekzistojnë?

Vaksinat janë të dy formave në varësi të mënyrës së marrjes së tyre, forma sublinguale që administrohet nën gjuhë nga vet pacienti dhe forma subkutane, me injeksion që kryhen në krah nga mjeku.

Kur është periudha që duhet të nisi vaksinimi dhe sa zgjat ky trajtim?

Periudha e fillimit të trajtimit varet nga alergeni që pacienti është i ndjeshëm. Nëse pacienti ka simptoma si pasojë e ndjeshmërisë ndaj poleneve vaksinimi nis në periudhën shtator-tetor kur të ketë mbaruar sezoni i polenizimit.

Për ndjeshmërinë ndaj poleneve ka protokolle vaksinimi të ndryshme, përveç fillimit të vaksinimit pas periudhës së polenizimit bëhet edhe vaksinimi presezonal (para fillimit të sezonit) që mund të kryhet në muajt dhjetor, janar dhe shkurt.

Nëse ai ka ndjeshmëri ndaj pluhurave të shtëpisë, epitelit të kafshëve apo mykrave, vaksinimi mund të nisë në çdo periudhë të vitit pasi ato janë të pranishme gjatë gjithë vitit.

Kush është kandidat për vaksinim?

Një person mbi moshën 5 vjeç që paraqitet tek mjeku alergolog me shqetësime të përsëritura në rrugët e frymëmarrjes prej më shumë se një viti apo prej më shumë se një sezoni pranveror i cili ka kryer testet e alergjisë të cilat kanë rezultuar pozitive ndaj një ose më shumë alergeneve dhe është trajtuar me trajtim medikamentoz por pa dominim të këtyre simptomave është kandidat për vaksinim.

Sa është i nevojshëm të zgjasë vaksinimi?

Sistemit imunitar të ndjeshëm ndaj një alergeni për të ndryshuar dhe të bëhet jo i ndjeshëm ndaj tij i duhet një periudhë vaksinimi prej 3-5 vjetësh.

Përsa i takon efekteve anësore të këtyre vaksinave, ç ‘mund të themi?

Këto vaksina mund të japin reaksione të ndryshme si pasojë e marrjes nga goja apo injektimit të vet alergenit që personi është i ndjeshëm. Forma me pika është një formë që i ka shumë të reduktuara reaksionet. Ndërsa forma me injeksion jep reaksione më shpesh. Reaksionet mund të jenë nga më të lehtat deri në më të vështirat duke filluar nga kruarje dhe skuqje e krahut në vendin e injektimit, teshtima të shpeshta, rrjedhje të ujshme të hundëve, kruarje sysh, njolla të kuqe në lëkurë e deri tek rënie tensioni dhe vështirësi në frymëmarrje. Këto situata ndodhin në 5-12% të rasteve në trajtim me vaksinë. Reaksionet ndodhin për faktin sepse organizmit i injektohet alergeni që ai është i ndjeshëm por që me kohën këto injeksione bëjnë ndryshimin e organizmit i cili nga i ndjeshëm bëhet i pandjeshëm ndaj ketij alergeni.

Nëse nuk trajtohet alergjia ka mundësi të kalojë në asthma?

Nëse si pasojë e ndjeshmërisë ndaj një alergeni kanë filluar simptomat në rrugët e sipërme të frymëmarrjes me bllokim hundësh, rrjedhje të ujshme të hundëve etj, dhe pacienti nuk trajtohet atëherë sëmundja ka gjasa të përshkallëzohet drejt Asthmes Bronkiale. Alergjitë në disa raste fillojnë me simptoma të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, në disa të tjera fillojnë menjëherë në rrugët e poshtme të frymëmarrjes, por edhe në këtë fazë në varësi të gjendjes së pacientit mund të ndërhyhet me vaksinim dhe të përmirësohet situata. Rreth 80% e pacientëve me Asthma Bronkiale vuajnë edhe nga Riniti Alergjik, ndërsa 40% të pacientëve me Rinit Alergjik kane edhe Asthma Bronkiale, këto shifra tregojnë se sa është probabiliteti që një pacient mund të zhvillojë Asthmë Bronkiale pasi ka nisur një Rinit Alergjik. Faktorë të tjerë që ndikojnë janë edhe ato ambientale e personale të vet subjektit alergjik.

A janë të zakonshme alergjitë?

Më shumë se 25% e popullsisë në vendet e industrializuara vuan nga një lloj alergjie e IgE vartese.

Për arsye që janë të paqarta, alergjia është jashtëzakonisht e zakonshme, dhe është parashikuar që numri i alergjive do të dyfishohet në dhjetë vjet. Studimet e fundit tregojnë se ndotja atmosferike është një nga shkaqet kryesore të rritjes së individëve alergjikë ndaj polenit, veçanërisht në qytetet e mëdha. Specialistët sugjerojnë gjithashtu faktorë të tjerë si rritja e konsumit të duhanit ose mungesa e ekspozimit ndaj mikrobeve gjatë foshnjërisë (teoria higjieniste që mbështet vaksinimin), të cilat gjithashtu kanë qenë vendimtare në rritjen e pacientëve alergjikë.

Studimet sugjerojnë gjithashtu se faktorët shkaktarë janë të lidhur me stilin e jetesës perëndimore, pasi që shumica e kohës shpenzohen në hapësira të mbyllura, lagështia nga ajri i kondicionuar favorizon rritjen e mykut, dhe shumë njerëz kanë kafshë shtëpiake.

Cfarë ndodh kur një alergjen hyn në trupin e një personi alergjik?

Sistemi imunitar i atij personi përgjigjet duke prodhuar sasi të madhe antitrupash të njohura si IgE. Ekspozimi ndaj alergjenit do të shkaktojë çlirimin e ndërmjetësve kimike (histamine) që prodhojnë simptomat tipike e një reaksion alergjik, të tilla si sytë e përlotur, acarimi i syve, skuqje të syve (konjuktivit), teshtimë, kongjestion i hundës, acarim hundës, sekretimi hundës (riniti), kollitja, marrja e frymës, dhëmbje në gjoks (astma).

Si mund ta kontrolloj alergjinë time?

Për të mbajtur nën kontroll një alergji duhet të:

  • Dish që je alergjik. Specialisti juaj për alergji do t’ju ndihmojë të diagnostifikoni këtë.
  • Kufizoni sasinë e alergeneve në mjedisin tuaj duke marrë masa të thjeshta dhe ndiqni rekomandimet e duhura për parandalim.
  • Ndiqni trajtimin e rekomanduar nga specialistja e Klinikes Loloçi. Ndiqni udhëzimet për ilaçe kur është e nevojshme. Klinika Alergologjike Loloçi do të punojë me ju për të vendosur mbi ilaçin më të përshtatshëm dhe në cilat situata kërkohet.
CILAT TESTE PËRDOREN PËR TË PËRCAKTUAR NËSE NJË ALERGJI ËSHTË E PRANISHME?

Dy metodat kryesore të përdorura në diagnostikimin e alergjisë janë testet “in vivo” dhe “in vitro”.

Metoda “in vitro” përfshin një test gjaku që zbulon imunoglobulinën E (antitrupat që ndërhyjnë në reaksionin alergjik) specifik për alergjen ose alergjenët që dyshohet se shkaktojnë alergji.

Një rënie e alergjenit të dyshuar është vendosur në lëkurën e pacientit, dhe një lancete përdoret për të ngjitur lëkurën mbi të cilën është depozituar pika. Nëse një reaksion alergjik zhvillohet, pacienti konsiderohet se reagon ndaj alergjenit, dhe kjo e fundit mund të jetë përgjegjëse për simptoma të caktuara.

A MUND TË GABOHEN ALERGJITË NDONJËHERË PËR NJË FTOHJE?

Simptomat më të zakonshme të paraqitura nga një person me alergji janë: acarimi i hundës me mukozën te lengshme, teshtitjet dhe acarimi i syve.

Me një ftohje, simptomat më të shpeshta janë acarimi, teshtitja dhe sytë e perlotur. Përveç kësaj, ethet zakonisht paraqiten me ftohje.

Për të konfirmuar se një proces alergjik është i përfshirë dhe për të përcaktuar alergjenin përgjegjës për problemin tuaj, ju duhet të vizitoni Kliniken Loloçi.

A ËSHTË ALERGJIA E TRASHËGUESHME?

Alergjia mund të jetë e trashëgueshme. Një predispozicion gjenetik ndaj alergjive ekziston në foshnjëri. Nëse të dy prindërit vuajnë nga alergjitë, rreziku i vuajtjes së alergjisë thuhet se është më shumë se 70% në krahasim me 50% kur vetëm njëri nga prindërit vuan nga alergjia. Sidoqoftë, individi duhet të ketë ekspozim ndaj faktorëve shkaktarë në mënyrë që të sensibilizohet. Simptomat mund të shfaqen në vitet e para të jetës, megjithëse ato më së shpeshti shfaqen pas moshës 5 vjeç dhe më rrallë pas moshës 60 vjeç.

A MUND TË KUROHEN ALERGJITË?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, imunoterapia ose vaksinimi është trajtimi i vetëm që mund të ndryshojë rrjedhën natyrale të alergjive dhe të parandalojë zhvillimin e astmës tek pacientët me rinitit alergjik. Shumica e alergjive kanë një shkallë të lartë kurimi nëse merren masa për të shmangur ose zvogëluar ekspozimin ndaj alergjenit dhe ndiqet trajtimi specifik i duhur. Klinika Loloçi do t’ju vije ne ndihme per tu kuruar nga alergjite.

A PO SHFAQEN ALERGJI TË REJA?

Po. Reagimet alergjike janë duke u parë që më parë ishin të rralla. Kjo është për shkak të futjes së materialeve të reja, të cilat nuk kishin përdorim më parë, në jetën e përditshme, të tilla si nikeli ose latex.

A MUND TË SHFAQEN ALERGJITË NË ÇDO MOSHË?

Po, megjithëse ato zakonisht shfaqen në foshnjëri ose në moshën rreth 20 vjeç, kur alergjia paraqet virulencë më të madhe. Kjo gjithashtu varet nga lloji i alergjisë, pasi alergjitë ushqimore kryesisht prekin fëmijët dhe alergjitë në punë kryesisht shihen tek të rriturit.

SI MUND TË LUFTOJ ALERGJINË?

Vizitoni Kliniken Alergologjike Dr. Gjustina Loloçi për të bërë një diagnozë të saktë të alergjisë tuaj, ne do t’ju ndihmojme të merrni masa parandaluese të kontrollit mjedisor dhe të ndiqni trajtimin e duhur për llojin e alergjisë që keni.

Sapo dihet shkaku i alergjisë, ekzistojnë masa të ndryshme që mund të merren për të përmirësuar, lehtësuar dhe/ose parandaluar alergjinë sipas alergjenit përgjegjës.

NGA T'IA NIS PER TE PARANDALUAR ALERGJINE?

Nëse jeni alergjik dhe keni simptoma çdo vit, për shembull kur të vijë pranvera, vizitoni Kliniken Alergologjike Dr. Gjustina Loloçi para se të shfaqen simptomat e para. Ne do të fillojmë direkt me trajtimin e duhur, i cili do t’ju ndihmojë të parandaloni episodet e mundshme akute ose alergjinë tuaj që të bëhen kronike.

Cilat janë trajtimet kundër alergjisë?

Trajtimet kundër sëmundjeve alergjike janë të dy formave ato medikamentoze dhe Imunoterapia Alergen Specifike (vaksina).

Trajtimet medikamentoze përfshijnë disa grupe që janë antihistaminikët, pompat nazale me kortizonikë, antileukotrienet kur pacienti shfaq problem në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, ndërsa kur shqetësimet janë në rrugët e poshtme të frymëmarrjes përdoren antihistaminike, kortizonike orale, venoze apo inhalatorë, antileukotriene, bronkodilatore etj.

Trajtimi me Imunoterapi Alergen Specifike (vaksina) është trajtimi kundër shkaktarit të alergjisë, kundër ndjeshmërisë ndaj alergenit që pacienti ka rezultuar pozitiv pas bërjes së testit të alergjisë. Ky trajtim konsiston në kryerjen e injeksioneve të njëpasnjëshme apo marrjen me pika nga goja të vet alergjenit, në mënyrë që të behet desensibilizimi apo ulja e ndjeshmërisë ndaj këtij alergeni.

Cfare e shkakton Alergjine

Njerëzit me alergji lindin në atë mënyrë, si pershembull disa njerëz lindin me flokë kafe ose me sy të gjelbër. Sidoqoftë, secili person ka një mënyrë të ndryshme për të reaguar ndaj alergeneve të njëjtë. Poleni, pluhuri ose alergjenet e tjera mund të shkaktojnë bllokim të hundës, kollitje, teshtitje dhe madje edhe marrje mendsh ose vështirësi në frymëmarrje.

Substancat përgjegjëse për reaksione alergjike quhen alergene.

Këto janë substanca që njihen si “të huaja” nga sistemet e imunitetit të personave që vuajnë nga alergjia dhe që, në të kundërt, paraqesin probleme shkaktare midis personave jo alergjikë.

Për çfarë janë njerëzit alergjikë?

Njerëzit mund të jenë alergjikë ndaj shumë gjërave, por shkaqet më të zakonshme janë poleni, kërpudhat, epitelia (nga kafshët shtëpiake), ilaçet, disa lloje ushqimesh dhe disa produkte për përdorim profesional, siç është latex.