Dr. Gjustina Loloçi u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2007 dhe përfundoi specializimin pranë Shërbimit të Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ajo ka marrë pjesë në kongrese vjetore evropiane dhe ndërkombëtare të alergologjisë, duke prezantuar punime dhe duke publikuar në fushën e alergologjisë.
Dr. Loloçi ka një përvojë 17-vjeçare në trajtimin e pacientëve alergjikë me Imunoterapi Alergen Specifike. Gjatë eksperiencës së saj, ajo ka bashkëpunuar me kompani të njohura evropiane si Alk-Abello (Spanjë), Stallergenes (Francë), dhe Allergy Therapeutics (UK), ku është trajnuar për protokollet e trajtimit, mënyrat e administrimit, efikasitetin, efektet anësore dhe menaxhimin e pacientëve alergjikë.
Ajo ka qenë pjesë e departamentit të alergologjisë në Spitalin Amerikan dhe Spitalin Salus dhe aktualisht shërben si mjeke alergologe pranë Poliklinikës numër 4 të Tiranës dhe departamentit të alergologjisë në Spitalin Gjerman.
Dr. Loloçi ka kontribuar në disa publikime të rëndësishme shkencore të cilat theksojnë ekspertizën e saj në trajtimin e sëmundjeve alergjike dhe angazhimin në hulumtime të avancuara për të përmirësuar trajtimin e pacientëve.

KLINIKE ALERGOLOGJIE Dr. Gjustina Loloçi ofron vizita mjekësore dhe ekzaminime të ndryshme për diagnostikimin e sëmundjeve alergjike