Klinika e Alergologjisë Dr. Gjustina Loloçi ofron:
*Klikoni mbi imazh për më shumë informacion rreth secilit shërbim
Konsultë me mjeken alergologe
Vaksinim me Imunoterapi Alergen Specifike
Prick test aeroalergene
Prick test trofoalergene
Prick test me alergenin e pickimit të insekteve
Patch test
Prick by Prick me ushqime
Intradermal test
Testimi i medikamenteve
Testi fizik
Testi i efortit fizik
Spirometria
FeNO Test
IgE specifike
IgE molekulare
Desensibilizimi prej pickimit të bletës dhe grerëzës
SHËRBIMET TONA
Konsultë me mjeken alergologe
Konsultë me mjeken alergologe për të identifikuar dhe trajtuar sëmundjet alergjike. Konsulta përfshin historinë e plotë mjekësore dhe përzgjedhjen e testimeve të nevojshme që ndihmojnë për vendosjen e një diagnoze të saktë
SHËRBIMET TONA
Vaksinim me Imunoterapi Alergen Specifike
Trajtim afatgjatë për të reduktuar ndjeshmërinë ndaj alergeneve specifike përmes vaksinimeve të rregullta
SHËRBIMET TONA
Prick test aeroalergene
Test për të identifikuar alergjitë ndaj alergeneve të ajrit si poleni, pluhuri, sporet e mykut, dhe epiteli i kafshëve përmes aplikimit të alergeneve në lëkurë, shpimit të lehtë të lëkurës në vendin e aplikimit dhe monitorimit të reaksionit
SHËRBIMET TONA
Prick test trofoalergene
Test për të identifikuar alergjitë ushqimore përmes aplikimit të alergeneve ushqimore në lëkurë, shpimit të lehtë të lëkurës në vendin e aplikimit dhe monitorimit të reaksionit
SHËRBIMET TONA
Prick test me alergenin e pickimit të insekteve
Test për të identifikuar alergjitë prej pickimit të insekteve, duke përfshirë bletët, grerëzat, dhe insekte të tjera, përmes aplikimit të alergeneve të insekteve në lëkurë, shpimit të lehtë të lëkurës në vendin e aplikimit dhe monitorimit të reaksionit
SHËRBIMET TONA
Patch test
Test për të identifikuar dermatitin e kontaktit përmes aplikimit të substancave të ndryshme në lëkurën e shpinës dhe monitorimit të reaksionit pas disa ditësh
SHËRBIMET TONA
Prick by Prick me ushqime
Test për të identifikuar alergjitë ushqimore përmes aplikimit të ushqimeve të freskëta direkt në lëkurë, shpimit të lehtë të lëkurës në vendin e aplikimit dhe monitorimit të reaksionit
SHËRBIMET TONA
IDR (intradermal test) me serum autolog
Test për të vlerësuar reaksionet alergjike të vonuara përmes injektimit të serumit të vetë pacientit në lëkurë
SHËRBIMET TONA
Testimi i medikamenteve të ndryshme
Test për të identifikuar alergjitë ndaj medikamenteve specifike përmes administrimit të dozave të vogla deri në dozën trajtuese dhe monitorimit për reaksione (kryhet nga mjekja alergologe në ambiente spitalore)
SHËRBIMET TONA
Testi fizik ndaj të nxehtit dhe të ftohtit
Test për të vlerësuar reagimin e lëkurës ndaj nxehtësisë dhe të ftohtit përmes ekspozimit të lëkurës ndaj objekteve me temperatura të ndryshme
SHËRBIMET TONA
Testi i efortit fizik
Test për të vlerësuar astmën e nxitur nga aktiviteti fizik përmes monitorimit të funksionit respirator dhe gjithashtu për të vlerësuar shfaqjen e elementeve në lëkurë përmes vëzhgimit të lëkurës para dhe pas aktivitetit fizik
SHËRBIMET TONA
Spirometria (prova e funksionit respiratore)
Test për të matur kapacitetin dhe funksionin e mushkërive përmes frymëmarrjes dhe frymënxjerjes në një pajisje
SHËRBIMET TONA
FeNO Test
Test për të matur nivelin e oksidit të azotit në frymëmarrje, i cili mund të tregojë inflamacion në rrugët e frymëmarrjes për një monitorim sa më të mirë të astmës
SHËRBIMET TONA
IgE specifike
Test nëpërmjet gjakut i cili mat nivelet e imunoglobulinave IgE specifike ndaj alergeneve të ndryshme
SHËRBIMET TONA
IgE molekulare
Test shumë specifik nëpërmjet gjakut i cili është një inovacion në identifikimin e alergjive përmes analizimit të strukturës molekulare të imunoglobulinave IgE
SHËRBIMET TONA
Desensibilizimi prej pickimit të bletës dhe grerëzës (Hymenopotereve)
Trajtim për të reduktuar ndjeshmërinë prej pickimeve të insekteve si bleta dhe grerëza përmes ekspozimit gradual ndaj alergeneve të tyre (kryhet nga mjekja alergologe në ambiente spitalore)