FAQ

Kreu > FAQ

PYETJET MË TË SHPESHTA

FAQ – Pyetje të shpeshta për sëmundjet alergjike

Alergjitë janë përgjigje imune të tepruara ndaj substancave të padëmshme për shumicën e njerëzve, të quajtura alergene

 

Alergenet janë substanca që shkaktojnë reaksione alergjike, ato përfaqësohen nga polenet, pluhurat, epiteli i kafshëve, myku, ushqimet, medikamentet, insektet etj

Ndjeshmëria ndaj alergeneve mund të zhvillohet për shkak të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. Një histori familjare me sëmundje alergjike rrit riskun e zhvillimit të një alergjie

Sëmundjet alergjike të shkaktuara nga alergenet ajrorë përfshijnë Rinitin dhe Konjuktivitin Alergjik me shenja si teshtitje, rrjedhje hundësh, lotim dhe skuqje sysh, kruarje hunde dhe sysh, si dhe Astmën Bronkiale me shenja si vështirësi në frymëmarrje, kollë, zhurmë dhe rëndesë në kraharor

Alergjia sezonale shfaqet në periudha të caktuara të vitit, zakonisht pranverë dhe vjeshtë, ndërsa alergjia gjithëvjetore është e pranishme gjatë gjithë vitit

Konsulta me një mjek alergolog dhe kryerja e testeve të alergjisë, si prick test ose/dhe testi në gjak për IgE specifike apo IgE molekulare, gjithashtu dhe testi i frymëmarrjes janë të rëndësishme për vendosjen e diagnozës së sëmundjeve alergjike

Shmangia e ekspozimit ndaj alergeneve, përdorimi i filtrave të ajrit, pastrimi i thellë i ambjenteve të shtëpisë apo zyrës dhe marrja e trajtimeve të rekomanduara nga mjeku mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave

Ekzistojnë disa forma të vaksinave antialergjike, përfshirë injeksionet subkutane dhe tabletat apo pikat sublinguale

Vaksinimi duhet të nisë jashte sezonit të polenizimit (në muajt Shtator-Nentor) në rastin e alergjisë nga polenet dhe preferohet përpara periudhës së vjeshtës në rastin e alergjisë nga pluhurat. Kohezgjatja përcaktohet sipas udhëzimeve të mjekut, minimalisht 3 e deri në 5 vjet

Kandidatë janë ata me alergji të moderuara deri të rënda që nuk përgjigjen mirë ndaj trajtimeve konvencionale

Efektet anësore janë zakonisht të lehta, si skuqje apo ënjtje në vendin e injektimit, por në raste të rralla mund të kenë reaksione më serioze

Po, alergjitë e patrajtuara mund të përkeqësohen dhe me kalimin e kohës të shfaqet Astma Bronkiale

Po, alergjitë janë shumë të zakonshme dhe prekin miliona njerëz në të gjithë botën

Shmangia e alergeneve, përdorimi i medikamenteve antialergjike dhe imunoterapia janë disa mënyra për të kontrolluar alergjitë

Teste si prick test apo testi i lëkurës, testi i gjakut për IgE specifike dhe molekulare përdoren për të diagnostikuar alergjitë

Po, simptomat e alergjisë dhe gripit janë të ngjashme, por alergjitë nuk shoqërohen me temperaturë të lartë apo dhimbje muskujsh

Po, ekziston një komponent gjenetik, dhe fëmijët e prindërve me alergji kanë risk më të lartë për të zhvilluar alergji

Nuk ka shërim përfundimtar për alergjitë nëse nuk kryhet imunoterapia (vaksinimi), por simptomat mund të menaxhohen me trajtime të ndryshme

Po, me ndryshimet mjedisore dhe ekspozimet e reja, po shfaqen alergji të reja

Po, alergjitë mund të shfaqen në çdo moshë, edhe pse janë më të zakonshme në fëmijë

Trajtimet përfshijnë antihistaminikë, kortikosteroide, dekogjestionantë, dhe imunoterapi

Nëse dyshoni se keni alergji, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek alergolog për një diagnozë të saktë. Mjeku mund t’ju rekomandojë të kryeni teste alergjie dhe të ndiqni një trajtim të përshtatshëm

Ndryshimet në stilin e jetës, si përdorimi i filtrave të ajrit në shtëpi, shmangia e ekspozimit ndaj alergeneve, dhe pastrimi i rregullt i shtëpisë, mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave të alergjisë

Faktorët mjedisorë, si ndotja e ajrit, kushtet e motit dhe ekspozimi ndaj alergeneve të ndryshëm, luajnë një rol të madh në zhvillimin dhe menaxhimin e alergjive. Monitorimi i këtyre faktorëve dhe marrja e masave mbrojtëse mund të përmirësojë shëndetin tuaj